Frika nga pandemia e Covid-19 dhe rreziku për mbivendosje me gripin sezonal ka shtyrë të moshuarit dhe ata me sëmundje kronik në një numër të madh t?u drejtohen qendrave shëndetësore për kryerjen e vaksinës e gripit.

?Po kam ardhur për vaksinën për të krijuar mbrojtje për veten?.

?Kam ardhur për të bërë vaksinën e gripit pasi e bëj çdo vit?.

?Çdo vit e kam bërë dhe ndihem e mbrojtur?.

Mjekët thonë se ndryshe nga vite të tjera këtë vit interesimi është më i madh.

SINKRON JONIDA DIO, DREJTORE E QSH NR. 10,TIRANE

?Numri mesatar i vaksinave sot ka arritur 240. Për të gjithë grupet e riskut ka interesim të lartë të kryerjes së vaksinës. Por sivjet, duke u nisur dhe nga pandemia, është rritur interesimi për të gjithë popullatën?, u shpreh drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, Jonida Diko.

Për të mos krijuar radhë në poliklinika, vaksinimi i grupeve të riskuara po kryhet sipas një kalendari të mjekëve të familjes. Sipas specialistëve, vaksina e gripit të krijon mbrojtje për një vit.

?Është rritur fasha e kategorisë së riskut për vitin 2020. Është rritur dhe numri i dozave ë kanë ardhur në qendrën shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë për paciantët kronikë?, shtoi Diko.

Ashtu si një vit më parë, vaksina e gripit përmban shtame të virusit Ah1N1, Ah2N3 si dhe të tipit B. Janë 368 mijë doza falas për grupet e riskut. Një person nuk duhet të ketë rrufë apo temperaturë në momentin që paraqitet në poliklinikë për kryerjen e vaksinës.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/